• e shtunë, 06 korrik 2024

Barcelona nuk ia shiti Rafinjan Arsenalit për 70 milionë euro edhe krahas problemeve financiare

Barcelona nuk ia shiti Rafinjan Arsenalit për 70 milionë euro edhe krahas problemeve financiare

Barcelonë, 23 shkurt 2023 (MIA) - Barcelona nuk e ka shitur Rafinjan në afatin dimëror të transferimeve edhe krahas problemeve financiare.

Sipas "Diorio Sport", gjatë afatit dimëror të transferimeve, klubi katalanas ka marrë ofertë nga Arsenali me vlerë 70 milionë euro për sulmuesin e krahut 26-vjeçar.

Duke marrë parasysh se Barcelona e ka blerë Rafinjan nga Lidsi gjatë verës së kaluar për 58+7 milionë euro, kontrata me Arsenalin do të dukej financiarisht e arsyeshme. Megjihatë, katalonasit kanë refizuar ta shesin brazilianin, pasi e vlerësojnë si lojtar me vlera në të ardhmen. Stafi beson tek Rafinja, për këtë shkak iu kundërshtua shitjes së tij.

Rafinja këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë nëntë asistime në 32 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat. bsh

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR