Barcelona mund të nënshkruajë me portierin Diogo Kosta nga Porto
- Portieri i Portos, Diogo Kosta, mund të vazhdojë karrierën te Barcelona.

Barcelonë, 25 shtator 2024 (MIA) - Portieri i Portos, Diogo Kosta, mund të vazhdojë karrierën te Barcelona.
Sipas "Mundo Deportivo", drejtori i klubit katalanas Deko dëshiron ta shohë portugezin 25-vjeçar në ekip pasi portieri Mark-Andre ter Shtegen u lëndua.
Gjermani pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen me Villarrealin (5:1) të xhiros së 6-të të La Ligës dhe u nxor nga fusha me barelë.
Më vonë u mësua se 32-vjeçari Ter Shtegeni ka lënduar gjurin e djathtë. Mund të humbasë rreth tetë muaj.
Foto: EPA