Barcelona dëshiron ta vazhdojë kontratën me Flikun deri në vitin 2027
- Drejtuesit e Barcelonës janë duke vazhduar negociatat me trajnerin Hansi Flik për kontratë të re. Sipas insajderit Fabricio Romano, marrëveshja do të lidhet në maj.
- Post By Fami Bajrami
- 11:05, 29 prill, 2025

Barcelonë, 29 prill 2025 (MIA) – Drejtuesit e Barcelonës janë duke vazhduar negociatat me trajnerin Hansi Flik për kontratë të re. Sipas insajderit Fabricio Romano, marrëveshja do të lidhet në maj.
Eksperti gjerman i futbollit dëshiron të qëndrojë në klub. Barcelona planifikon ta vazhdojë kontratën me Flikun deri në qershor të vitit 2027 me opsionin për vazhdim edhe për një sezon tjetër.
Barcelona është lidere në La liga me 76 pikë.
Të shtunën, katalunasit mposhtën Real Madridin (3:2 pas kohës shtesë) në finalen e Kupës së Spanjës.
Në Ligën e kampionëve, Barcelona nesër në mbrëmje pret Interin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales.
Foto: EPA