• e mërkurë, 03 korrik 2024

Barcelona është e gatshme të garojë për nënshkrimin e Halandit në vitin 2025

Barcelona është e gatshme të garojë për nënshkrimin e Halandit në vitin 2025

Barcelonë, 27 mars 2024 (MIA) - Futbollisti i Mançester Siti, Erling Haland, mund të vazhdojë karrierën e tij në Barcelonë, shkruan "Mundo Deportivo".

Katalanasit vazhdojnë të jenë të interesuar për norvegjezin 23-vjeçar. Barça synon të zgjidhë problemet e tyre financiare deri në vitin 2025, gjë që do t'i lejojë klubit të shpenzojë fonde të konsiderueshme për të blerë Halandin.

Nga ana tjetër, largimi i sulmuesit nga Mançester Siti mund të ndihmojë edhe klubin anglez të shmangë sanksionet për shkeljen e "fer plejit"-it financiar.

Vetë Haland ka deklaruar se nuk do të kishte asgjë kundër të kalojë te Barcelona, ​​duke përfshirë edhe përballjen me Real Madridin pas një transferimi të mundshëm të Kilian Mbape.

Këtë sezon Haland luajti 34 ndeshje në të cilat shënoi 29 gola dhe gjashtë asistime.

Portali “Transfermarkt” vlerëson vlerën e lojtarit në 180 milionë euro. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR