• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bankat në botë këtë vit kanë pushuar nga puna të paktën 62.000 punëtorë

Bankat në botë këtë vit kanë pushuar nga puna të paktën 62.000 punëtorë

Nju-Jork, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Në vitin 2023, njëzet bankat më të mëdha në botë kanë pushuar nga puna të paktën 61.905 punëtorë. Kjo krahasohet me më shumë se 140.000 vende të punës të pezulluara nga ana e kreditorëve botërorë gjatë krizës globale financiare në vitin 2007 dhe 2008.

Siç publikoi "Fajnenshël tajms", trendi i punësimit të rritur që ka pasuar pas daljes nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit është anasjelltas.

Banka investuese ka vërejtur rënie të provizioneve për të dytin vit me radhë, sepse lidhja e bizneseve të reja ka ngadalësuar, si dhe ofertat e para publike (citate publike, ofertë ose shitje të emisioneve të reja ose të njëpasnjëshme të letrave me vlerë, me të cilat tregtohet në bursë). 

Uollstrit tani përpiqet t'i mbrojë marzhat e saj përfituese me ulje.

"Nuk ka stabilitet, nuk ka investime, nuk ka rritje në më numrin më të madh të bankave - dhe me siguri do të ketë më shumë shkurtime në vende të punës", konsideron Li Taker nga Silvermine Partners në një deklarataë për gazetën.

Të paktën gjysma e uljeve globale në vitin 2023 ka ardhur nga huamarrësit nga Uollstrit, bankierët investues të të cilëve janë torturuar me tempin e rritjes së normave të interesit në SHBA dhe Evropë.

Megjithatë, uljet më të  mëdha nga ana e një institucioni ka ardhur në UBS zvicerane kur e ndërmori rivali i saj i mëparshëm Credit Suisse.

Credit Suisse tashmë kishte planifikuar të pezullojë 9.000 vende të punës, por pritej që UBS të shkurtojë ende dhe më shpejt sepse i ka eliminuar pozicionet dyshe dhe ka mbyllur një pjesë të madhe të bankës investuese të ish-rivalit të tij.

Në nëntor, UBS njoftoi se shkurton 13.000 vende pune nga grupi i kombinuar, duke lënë fuqi të përgjithshme pune prej 116.000.

Banka e dytë më e madhe që shkurtoi më shumë në 2023 ishte Wells Fargo, e cila këtë muaj zbuloi se kishte shkurtuar fuqinë punëtore globale për 12.000, në 230.000. Banka bëri të ditur se ka shpenzuar 186 milionë dollarë për pagesat e largimit vetëm në tremujorin e tretë, me 7.000 shkurtime të vendeve të punës.

Drejtori ekzekutiv Çarli Sharf njoftoi se banka kishte lënë mënjanë deri në 1 miliard dollarë për shpenzime shtesë për shkurtim nga puna, duke sugjeruar se dhjetëra mijëra vende pune mbeten në rrezik.

Sitigrup shkurtoi 5.000 vende pune, Morgan Stenli 4.800, Bank of Amerika 4.000, Goldman Saks 3.200 dhe JPMorgan Chase 1.000. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR