• e hënë, 23 dhjetor 2024

Banka Botërore: Këtë vit rritje të inflacionit prej tre për qind, pagat po rriten, ndërsa nuk ka rritje të produktivitetit

Banka Botërore: Këtë vit rritje të inflacionit prej tre për qind, pagat po rriten, ndërsa nuk ka rritje të produktivitetit

Shkup, 11 prill 2024 (MIA)  - Rritja e inflacionit prej tre për qind në vitin 2024 dhe kthim në mesataren afatgjatë të vendit prej dy për qind në periudhën 2025-2026, pret Banka Botërore për Maqedoninë e Veriut. Siç u tha në prezantimin e sotëm të Raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, rrezik është rritja e pagave që nuk janë në përputhje me produktivitetin dhe kjo është diçka që sivjet mund ta mbajë inflacionin në nivel të rritur. 

Sipas Bankës Botërore, vendi shënon një deficit buxhetor të rritur, ndërsa vitin e kaluar ka pasur rritje më të ulët ekonomike në rajon. Këtë vit, rritja pritet të nxitet fuqishëm nga punët ndërtimore të autostradave. 

 "Për vitin 2024 projektojmë normë të rritjes  së inflacioni prej tre për qind dhe në 2025 - 2026, në afat më të gjatë, kthim në mesataren afatgjatë të vendit prej dy për qind. Gjatë gjithë periudhës së projeksionit supozojmë se kjo do të ulet, mbetet më e lartë se mesatarja afatgjatë në vitin 2024, por megjithatë shumë më e ulët se ajo që ishte vitin e kaluar  kur pamë 9.4  rritje të inflacionit, nd[rsa vitin paraprak 14.2, trendi  i uljes  po vazhdon, por ky rikthim i ngadaltë në normalitet tek ne rezulton nga efektet  e shkallës së dytë të inflacionit. Nëse në fillim të inflacioni udhëhiqej kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, tani që rritja transmetohet në prodhim - produkte, çmime më të larta të prodhimit, çmime më të larta të produkteve të tjera që përdorin inpute (energji, shërbime, shpenzime për të punësuarit). Ky është efekti i shkallës së dytë të rritjes së çmimeve që vazhdon dhe ne e shohim në një të ashtuquajtur më të lartë normë lartë bazike të inflacionit. Kjo mbetet ende e lartë për Maqedoninë e Veriut, prandaj presim që të ketë presione nga atje, gjithashtu edhe nga rritja e vazhdueshme e pagave që vazhdon dhe presim se do të vazhdojë", theksoi ekonomistja Joana Maxhoska. 

 Siç theksoi Sanja Maxhareviq-Shujster, ekonomiste e lartë, politikat e Maqedonisë së Veriut në lidhje me inflacionin ishin mjaft adekuate.

 Sipas saj, vitin e kaluar rritja në Maqedoninë e Veriut ishte më e ulëta në rajon kryesisht për shkak se eksporti nuk ishte aq i fortë sa pritej.

 "Kjo është për shkak të lidhshmërisë  me industrinë automobilistike gjermane e shënën ulje  që dy vjet. Pikëpamjet për rritje nuk janë të mira dhe këtë vit, automjetet elektrike kineze po vërshojnë tregun evropian që është një mesazh i mirë për Maqedoninë e Veriut, nevojën për të kërkuar prodhime që po kërkon tregu dhe për të parë se si kompanitë lokale të bëhen furnizues në sektoerin për automjete elektrike. Vitin e kaluar ka pasur edhe një ulje të theksuar të rezervave dhe kjo nuk ishte parashikuar në projeksionin tonë të mëparshëm kur thamë se rritja do të ishte 1.10 për qind. Duhet të shohim se kjo nga vjen. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, kjo mund të jetë për shkak të çmimit të rezerave ose për shkak se rezervat e mëparshme janë shterur, si për naftë ashtu edhe për materiale", shpjegoi Maxhareviq-Shujster.

Në lidhje me deficitin fiskal, Banka Botërore në Maqedoninë e Veriut shënon një rritje të lehtë. Në kuadër të gjithë rajonit, u tha se janë shtuar presionet për shpenzimet sociale  - transfere dhe paga. Shpenzimet për mbrojtjen sociale, veçanërisht në BeH, Serbi dhe Maqedoni të Veriut, e tejkaluan mesataren rajonale, gjegjësisht kanë tejkaluar 13 për qind të BPV-së. Rritja e BPV-së në Maqedoni vitin e kaluar ishte vetëm një për qind, thuhet në Raport. Për këtë vit perspektivat janë përmirësuar, kështu që pritet rritja të arrijë në 2.5 për qind, ndërsa në vitin e ardhshëm 2.9 për qind.

 Krahas Maxhareviq-Shujsterit dhe Maxhoskës, Raportin e prezantuan edhe drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Masimiliano Paoluçi, si dhe Mega Mukim, ekonomiste e lartë urbane në Bankën Botërore.

 Foto: MIA

 

  

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR