• e diel, 21 korrik 2024

Bangladeshi e vazhdon orën policore në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për kuotat e për vende të punës në sektorin publik

Bangladeshi  e vazhdon orën policore në pritje të vendimit të Gjykatës  Supreme për kuotat e për vende të punës në sektorin publik

 Dakë, 21 korrik 2024 (MIA)  - Autoritetet në Bangladesh sot e kanë vazhduar orën policore mbarë vendit, sepse pritet që Gjykata Supreme e vendit pritet të marrë vendim për kuotat për angazhimin e nëpunësve shtetërorë të cilët shkaktuan protesta disaditore në të cilat humbën jetën të paktën 114 persona, njoftuan agjencitë botërore.

Personeli ushtarak vazhdon të patrullojnë në rrugët e kryeqytetit Daka, qendra e demonstratave që janë kthyer në përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Qasja në internet në vend është pezulluar që nga e enjtja dhe nuk ka mundësi për shkëmbim të mesazheve SMS. 

 Ora policore u vendos të premten vonë, ndërsa sot u vazhdua  deri në përfundimin e seancës të Gjykatës Supreme në orën 15 sipas orës lokale, pas së cilës ka gjasa që të zgjatet sërish në "mënyrë të pacaktuar" pas një pauze prej dy orësh, kohë gjatë së cilës do të lejohen që njerëzit të bëjnë pazar, njoftuan mediat lokale. Nga e mërkura janë mbyllur edhe universitetet dhe kolegjet.

 Kryeministri i vendit, sheiku Hasina Vazed, ka shpallur sot dhe nesër ditë jo pune, ndërsa do të punojnë vetëm shërbimet  urgjente.

Protestat kombëtare shpërthyen pasi që studentët në vend u rrevoltuan kundër kuotave për vende pune në sektorin publik, të cilat parashikojnë që 30 për qind e pozitave të rezervohen për familjet e njerëzve që luftuan në luftën e pavarësisë nga Pakistanit në vitin 1971   

 Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR