Bajrami: Dita zgjedhore po zhvillohet pa shkelje dhe parregullsi më të mëdha
- Dita e sotme zgjedhore po zhvillohet pa shkelje dhe parregullsi më të mëdha, deklaroi prokurori publik Xhelal Bajrami, kryetar i Komisionit të përkohshëm të Prokurorirë publike për ndjeken e veprave eventuale penale kundër zgjedhjeve dhe votimit.
- Post By Besnik Shuki
- 14:35, 24 prill, 2024
Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Dita e sotme zgjedhore po zhvillohet pa shkelje dhe parregullsi më të mëdha, deklaroi prokurori publik Xhelal Bajrami, kryetar i Komisionit të përkohshëm të Prokurorirë publike për ndjeken e veprave eventuale penale kundër zgjedhjeve dhe votimit.
Siç informoi Bajrami, sot në PTHP Radovish është denoncuar se në fshatin Buçim një nga votuesit gjoja e ka treguar fletvotimin në drejtim të njërit prej vëzhguesve të një partie politike, ndërsa dje PTHP Dellçevë ka regjistruar një lëndë me kërkesë të MPB-së për kryerjen e kontrollit të dokumentacionit zyrtar të NP "Komunalec", që të verifikohen informatat për vepër të kryer penale "rryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit".
Në dy rastet, tha prokurori, do të veprohet në mënyrë adekuate nëse konfirmohet se ka elemente për vepra të kryera penale.
"Në PTHP Radovish sot u denoncua se në fshatin Buçim një nga votuesit gjoja e ka treguar fletvotimin në drejtim të njërit prej vëzhguesve të njërës parti politike. Janë dhënë orientime për kontroll të informatave dhe nëse ekzistojnë elemente për vepër të kryer penale, lënda do të procesuohet", tha mes tjerash Bajrami.
Ai thekosi se Komisioni i përkohshëm i Prokurorisë publike për ndjekje të veprave eventualisht penale kundër zgjedhjeve dhe votimit deri nga fundi i ditës do t'i ndjek zgjedhjet, e në të njëjtë kohë me kujdes e ndjek edhe procesin zgjedhor më 8 maj, gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.
"Ne do t'i ndjekim aktivitetet deri në përfundimin e procesit zgjedhor dhe nëse ka ngjarje ku do të vlerësojmë se duhet të veproijmë, do të ndahen orientime adekuate", tha Bajrami.
Në Komisionin, krahas Bajramit, i cili është kryetar, anëtarë janë edhe nga një prokuror publik nga katër prokuroritë e larta, si dhe një prokuror nga PTHP Shkup, si PP më e madhe në shtet. bsh/
Foto/video: MIA