• e hënë, 13 maj 2024

Bajern dhe Reali në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve

Bajern dhe Reali në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve

Mynih/Mançester, 17 prill 2024 (MIA) - Futbollistët e Bajernit të Mynihut u kualifikuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi si vendas fituan ndaj Arsenalit me rezultatin 1:0.

Pas barazimit 2:2 në Londër, ekipi bavarez pati paraqitje më të mirë në ndeshjen kthyese dhe falë golit të Xhoshua Kimihut, siguroi kualifikim në gjysmëfinale, ku do të luajë me Realin e Madridit, i cili pas ekzekutimit të penaltive ishte më i mirë se Mançester Siti. 

Ndeshja në Mançester përfundoi baraz me rezultatin 1:1. Rodrigo në minutën e 12-të e solli Realin në epërsi, ndërsa barazoi De Brujne në minutën e 76-të.

Ndeshjet e para gjysmëfinale, ku do të luajnë Bajerni me Realin dhe Borusia Dortmundi me Pari Sen Zhermenin, do të luhen më 30 prill në Mynih dhe Dortmund, ndërsa ndeshjet kthyese në Madrid dhe Paris më 7 maj. bsh/

Foto: UEFA

QËNDRONI TË LIDHUR