• e enjte, 25 korrik 2024

Bajdeni do t'i drejtohet kombit

Bajdeni do t'i drejtohet kombit

Uashington, 24 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden sot do t'i drejtohet kombit nga Dhoma Ovale dhe do ta sqarojë vendimin e javës së kaluar për dorëheqje nga gara presidenciale.

Bajdeni në Iks njoftoi se do të flasë për "atë që është përpara dhe si do ta kryej punën për popullin amerikan".

Bajdeni në fjalimin e tij para kombit do të insistojë se ka ende punë edhe krahas vendimit të tij historik që të tërhiqet nga gara për rizgjedhje. 

Fjalimi, i cili pritet të zgjasë tetë deri dhjetë minuta, do të jetë i pari pasi Bajdeni u tërhoq nga gara të dielën pas presionit disajavor pas debatit me Donald Trampin. 

Republikanët i bënë thirrje Bajdenit që të tërhiqet plotësisht, duke theksuar se nëse nuk është i aftë të kandidojë për rizgjedhje, atëherë nuk është i aftë ta kryejë funksionin e presidentit. fc/

Fotografia: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR