Bajden: Sulmi në Kapitol nuk guxon të harrohet
- Presidenti amerikan Xho Bajden ka deklaruar se nuk duhet harruar sulmi në Kapitolit më 6 janar, duke paralajmëruar se historia e atyre ngjarjeve nuk duhet të rishkruhet.
- Post By Melahat Baftija
- 12:55, 6 janar, 2025
Uashington, 6 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden ka deklaruar se nuk duhet harruar sulmi në Kapitolit më 6 janar, duke paralajmëruar se historia e atyre ngjarjeve nuk duhet të rishkruhet.
Ky apel u dha me rastin e përvjetorit të katërt të ngjarjeve kur mbështetësit e Donald Trampit filluan një sulm të dhunshëm ndaj Kongresit, pasi që Tramp refuzoi të njohë fitoren zgjedhore të Bajdenit.
Bajden e pranoi fitoren e Trampit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe premtoi transferim paqësor të pushtetit. Megjithatë, ai e përshkroi republikanin si një "kërcënim për demokracinë" dhe dënoi shfuqizimin e tij të qëllimshëm të së drejtës për shtetësi pas lindjes si "të tmerrshme". mb/
Foto: MIA