• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Bajden në fjalimin e tij e ngartërroi Makronin me Miteranin

Bajden në fjalimin e tij e ngartërroi Makronin me Miteranin

Uashington, 7 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden në fjalimin e tij të pardjeshëm për fushatën parazgjedhore i ka ngatërruar presidentin francez Emanuel Makron me ish presidentin francez Fransoa Miteran, i cili vdiq në vitin 1996.

Në Las Vegas, Bajden ka treguar një anegdotë nga mbledhja e G7 në Kornuol në vitin 2021. Ai ka treguar se në mbledhjen ka thënë se "Amerika është kthyer", që shkaktoi "reagim të Miteranit nga Gjermania". Pastaj u përmirësua: "Miterani  nga Gjermania...Mendoj nga Franca...". Gafa u korrigjua në ueb faqen e Shtëpisë së Bardhë, në publikimin e së cilës është shlyer mbiemri i Miteranit dhe u shtua i Makronit.

Bajdeni u takua me Miteranin në janar të vitit 1988 në takimin e Komitetit për marrëdhënie evropiane, shtatë vite pasi u bë president francez. Miterani ishte president deri në vitin 1995.

Bajdeni po bën gjithnjë e më tepër gafe gjatë fjalimeve, deri në shkallë që e ka marrë nofkën "makinë për gafe". Vitin e kaluar ai e ka ngatërruar luftën në Ukrainë me luftën në Irak, e cila ka mbaruar në vitin 2011. Bajden një herë e ka quajtur kryeministrin britanik Rishi Sunak "zotëri president". bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR