• e enjte, 09 janar 2025

Bajden i zgjeron sanksionet kundër atyre që kërcënojnë Ballkanin Perëndimor dhe minojnë marrëveshjet e pasluftës

Bajden i zgjeron sanksionet kundër atyre që kërcënojnë Ballkanin Perëndimor dhe minojnë marrëveshjet e pasluftës

Uashington, 9 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Xhozef Bajden i zgjeroi sanksionet që synojnë kategoritë e individëve që u nënshtrohen sanksioneve amerikane për shkak të kontestimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve nga Ballkani Perëndimor, minimit të marrëveshjeve të pasluftës dhe institucioneve dhe angazhimin në korrupsion të konsiderueshëm që minon sundimin e ligjit dhe besimin në institucionet demokratike dhe shmangien e sanksioneve të qeverisë amerikane. 

Me atë urdhër ekzekutiv, Bajden ndërmori hapa shtesë, duke ndryshuar dhe plotësuar tre urdhra të lidhura me Ballkanin Perëndimor nga viti 2021, të cilat kanë të bëjnë me bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në SHBA të individëve që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Rregullorja e vitit 2021 parashikon që sanksionet - bllokimi i pronës dhe pezullimi për hyrje në SHBA - zbatohen ndaj individëve që janë direkt ose indirekt përgjegjës për veprimet dhe politikat që kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të një rajoni ose shteti në Ballkanin Perëndimor, minon proceset apo institucionet demokratike, shkeljet e të drejtave të njeriut ose korrupsionin. 

Gjithashtu, u theksua se sanksionet zbatohen për personat që në mënyrë direkte ose indirekte morën pjesë ose tentuan të merrnin pjesë në shkeljen, pengimin ose kërcënimin për zbatimin e sigurisë rajonale, marrëveshjeve paqësore ose marrëveshjeve për njohje reciproke të Ballkanit Perëndimor. 

Kjo përfshin Marrëveshjen e Prespës (2018), Marrëveshjen Kornizë të Ohrit (2001), Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKBA-së, Marrëveshjen e Dejtonit ose konkluzionet e Këshillit për zbatimin e paqes i mbajtur në Londër (1995), duke përfshirë vendime ose konkluzione të përfaqësuesit të lartë, Këshillit për zbatimin e paqes ose Bordin e tij drejtues, Tribunalin penal ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ose Mekanizimin ndërkombëtar të mbetur për tribunale penale. 

Rregullorja e re shton se sanksionet zbatohen për këdo që Ministria e Financave e SHBA-së, në konsultim me Departamentin e shtetit, përcakton se është lider, zyrtar ose anëtar i një entiteti, duke përfshirë edhe një entitet qeveritar, që është përfshirë ose është përpjekur të përfshihet në cilindo nga aktivitetet e definuara në rregulloren e mëparshme osemjetet dhe interesat e të cilit në mjete janë të bllokuara në përputhje me atë rregullore. 

Masat zbatohen gjithashtu për personat që kanë ndihmuar materialisht, sponsorizuar ose ofruar mbështetje financiare, materiale ose teknologjike, ose mallra ose shërbime për mbështetje, për çdo person, prona dhe interesat e pronës së të cilit janë të bllokuara në përputhje me atë rregullore.

Ata, gjithashtu, zbatohen për ata që është konstatuar që zotërojnë ose kontrollojnë, direkt ose indirekt, çdo person mjetet dhe interesat e të cilit në pronë janë bllokuar në përputhje me rregulloren. 

Bajdeni në dekretin theksoi se po ndërmerren hapa shtesë "në dritën e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe përpjekjet e vazhdueshme të individëve për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve të Ballkanit Perëndimor, për të minuar marrëveshjet e pasluftës dhe institucionet dhe për t'u angazhuar në korrupsion të konsiderueshëm që minon sundimin e ligjit" dhe besimin në qeverisjen demokratike dhe shmangien e sanksioneve nga qeveria amerikane", njoftoi RSE. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR