• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Babovski: Në vijim janë kontrollet nëse në tregun tonë ka patatina serbe me akrilamid

Babovski: Në vijim janë kontrollet  nëse në tregun tonë ka patatina serbe me akrilamid

Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Janë duke u bërë kontrolle nëse në tregun e Maqedonisë së Veriut ka patattina serbe në të cilat është zbuluar nivel i lartë i akrilamidit, deklaroi për MIA-n drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Nikollçe Babovski.

 Sipas Babovskit, nëse eventualisht vërtetohet se e kemi, produkti do të tërhiqet.

 Ndërkohë, në mënyrë aktive monitorohet kur sistemi RASFF për paralajmërim të shpejtë  në nivel të BE-së do të vërejë se patatinat janë të ndaluara.

 "Në sistemin RASFF për paralajmërim të shpejtë në nivel të BE-së ende nuk është vërejtur se ky produkt është i ndaluar dhe se duhet të tërhiqet nga tregjet, e nëse  te ne ka hyrë apo jo, tashmë po  kontrollojmë", theksoi Babovski.

Në kufirin kroat është ndaluar ngarkesa me patatina me shije piperi, të prodhuar në Serbi, në të cilën u konstatua një nivel i lartë akrilamide. Këtë e ka bërë të ditur edhe Komisioni Evropian në ueb-faqen e tij zyrtare. 

 Foto: EPA EFE

 

QËNDRONI TË LIDHUR