• e hënë, 23 dhjetor 2024

Babai i Vanjës mbetet në paraburgim

Babai i Vanjës mbetet në paraburgim

Shkup, 22 janar 2034 (MIA) - Është refuzuar kërkesa e mbrojtjes për zëvendësim të masës së paraburgimit me arrest shtëpiak për babanë e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, Aleksandar Gjorçevski i cili është i dyshuar për "grabitje".

"Gjykatësi i procedurës paraprake, me propozim të mbrojtjes së A.GJ. i dyshuar për vepër penale Grabitje nga neni 141 paragrafi 2 pika 1 nga KP, ndërkaq lidhur me vrasjen e të miturës V.GJ. dhe qytetarit nga Velesi P.ZH., për zëvendësim të masës së paraburgimit me arrest shtëpiak, pas marrjes së mendimit nga Prokurori kompetent publik. solli vendim me të cilin refuzohet propozimi i mbrojtjes. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Këshillin penal", qëndron në kumtesën nga Gjykata themelore penale Shkup.

Gjykata themelore penale në fillim të janarit, e vazhdoi parabrugimin për pesë të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit, pançe Zhezhovski. Tre prej tyre janë të dyshuar për të dy vrasjet dhe rrëmbimet, babai i Gjorçevskës është i dyshuar për rrëmbim të vajzës së tij, përderisa njëri është i dyshuar se e ka ndihmuar gjatë ikjes të dyshuarin e parë Ljupço Palevski, i cili ndodhet në burg ekstradimi në Turqi. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR