Bërns: Edhe pse SHBA-ja besojnë se Izraeli dhe Irani nuk dëshirojnë konflikt gjithpërfshirës, megjithatë ekziston rreziku nga një vlerësim i gabuar i CIA-s
- Shefi i CIA-s, Uiliam Bërns sot deklaroi se edhe pse bashkësia amerikane e inteligjencës beson se as Izraeli as Irani nuk dëshirojnë "konflikt gjithpërfshirës", ekziston rrezik i madh nga një vlerësim i gabuar.
- Post By Melahat Baftija
- 09:09, 8 tetor, 2024
Uashington, 8 tetor 2024 (MIA) - Shefi i CIA-s, Uiliam Bërns sot deklaroi se edhe pse bashkësia amerikane e inteligjencës beson se as Izraeli as Irani nuk dëshirojnë "konflikt gjithpërfshirës", ekziston rrezik i madh nga një vlerësim i gabuar.
"Po përballemi me rrezik real nga eskalimi i mëtejshëm rajonal i konfliktit", tha Bërns në konerencën për shtyp.
Sipas tij, Lindja e Afërt është vend ku vazhdimisht ndodhin gjëra të komplikuara.
"Ndarja e informacioneve të inteligjencës mes SHBA-së dhe izraelit ka ndihmuar që të dështojë, sulmi raketor iranian më 1 tetor"; tha Bërns.
Sulmi ka zbuluar disa dobësi në kapacitete ushtarake të Teheranit, por, siç theksoi ai "kjo nuk do të thotë se ata (Irani) nuk janë të fuqishëm", dhe kjo është diçka që jo vetëm Izraeli, por edhe SHBA-ja duhet ta kuptojnë shumë seriozisht".
Për konfliktin në Gaza, Bërns tha se disa herë kanë qenë afër arritjes së marrëveshjes për pengjet dhe armëpushimin, por kjo vazhdimisht del "nga kontrolli". mb/
Foto: MIA