• e mërkurë, 25 shtator 2024

Bëhen të ditur të gjithë pjesëmarrësit në Euro 2024

Bëhen të ditur të gjithë pjesëmarrësit në Euro 2024

Nion, 27 mars 2024 (MIA) - Me zhvillimin e tre ndeshjeve të fundit të mbrëmjes së djeshme, janë bërë të ditur të gjithë pjesëmarrësit e Kampionatit evropian të futbollit 2024. Njëzet reprezentacione siguruan kualifikim në bazë të rezultateve, tre përmes plej off-it nga Liga e kombeve, ndërsa Gjermania si nikoqire siguroi pjesëmarrje me automatizëm.

Përbërja e plotë e grupeve në Kampionatin evropian:

Grupi A: Gjermania, Skocia, Hungaria, Zvicra.

Grupi B: Spanja, Kroacia, Italia dhe Shqipëria.

Grupi C: Sllovenia, Danimarka, Serbia, Anglia.

Grupi D: Polonia, Holanda, Austria, Franca.

Grupi E: Belgjika, Sllovenia, Rumania, Ukraina.

Grupi F: Turqia, Gjeorgjia, Portugalia, Çekia. 

Euro 2024 do të mbahet në 10 qytete të Gjermanisë nga 14 qershori deri më 14 korrik. Në ndeshjen hapëse gjermanët do të luajnë kundër kombëtares skoceze, ndërsa takimi do të zhvillohet në Munih. Finalja e turneut do të mbahet në Berlin.

Kampioni aktual i Evropës është skuadra e Italisë. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR