• e enjte, 04 korrik 2024

Azeski do të vizitojë Universitetin "Goce Dellçev" - Shtip

Azeski do të vizitojë Universitetin

Shkup, 12 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, sot do të vizitojë Universitetin "Goce Dellçev" (UGD) në Shtip.

Azeski, i cili është edhe kryetar i Këshillit kombëtar për eksport, do të takohet me një grup kompanish eksportuese në Kampusorin 2 të UDG-së.

Në takim, siç është paralajmëruar, do të diskutohet për nevojën e përfshirjes aktive të shkencës në ndërtimin e avantazheve konkurruese të kompanive eksportuese. Azeski do të vizitojë laboratorët e UGD-së dhe do të njihet me shembujt e suksesshëm të bashkëpunimit shkencor-hulumtues dhe profesional-aplikativ ndërmjet Universitetit dhe sektorit afarist.

Azeski do të ketë takim edhe me rektorin e UDG-së, Dejan Mirakovski dhe me anëtarët e drejtorisë së rektorit të Universitetit.

Siç është paralajmëruar, Azeski dhe Mirakovski do të diskutojnë për iniciativa dhe propozime konkrete për bashkëpunim në të ardhmen ndërmjet Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Universitetit Goce Dellçev - Shtip. Në takim do të marrin pjesë prof. Dr. Darko Lazarov nga Fakulteti Ekonomik, i cili do të prezantojë mundësi specifike për bashkëpunim në të ardhmen ndërmjet dy institucioneve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR