• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aviacioni ushtarak ukrainas mbrëmë ka rrëzuar 13 nga 19 fluturaket pa pilot të lansuara nga Rusia

Aviacioni ushtarak ukrainas mbrëmë ka rrëzuar 13 nga 19 fluturaket pa pilot të lansuara nga Rusia

Kiev, 21 shkurt 2024 (MIA) - Rusia gjatë natës ka gjuajtur 19 fluturake pa pilot dhe gjashtë raketa drejt Ukrainës, ndërsa sistemet ukrainase për mbrojtje kundër ajrore shkatërruan 13 nga fluturaket pa pilot dhe një raketë, njoftoi aviacioni ukrainas.

Disa nga dronet të cilët nuk ishin shkatërruar nuk arritën në caqet e tyre, njoftuan forcat ajrore në aplikacionin Telegram, pa theksuar më shumë hollësi. 13 fluturaket e shkatërruara pa pilot ishin rrëzuar mbi rajone të afërta me vijën e frontit. 

Forcat ajrore ukrainase, gjithashtu, njoftuan për shkatërrimin e raketave të aeroplanit "ajër-tokë" H-59 në rajonin e Poltavës. Ata thonë se Rusia ka gjuajtur pesë raketa të tjera, por nuk thanë nëse raketat të cilat nuk ishin shkatërruar i kanë goditur caqet e parapara. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR