• e hënë, 27 janar 2025

AUV kreu kontrolle të jashtëzakonshme në qendrat turistike dimërore, parregullsi është konstatuar tek një operator i ushqimit

AUV kreu kontrolle të jashtëzakonshme në qendrat turistike dimërore, parregullsi është konstatuar tek një operator i ushqimit

Shkup, 26 janar 2025 (MIA) - Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) të premten kreu kontrolle të jashtëzakonshme në objektet hotelierike dhe objektet e shitjes me pakicë në qendrat turistike dimërore.

Siç kumtoi AUV, janë kontrolluar gjithsej 18 operatorë të ushqimit në qendrat rekreative të skijimit në Kodër të Diellit, Mavrovë, Ponikvë, Krushevë, Pelister dhe në Mihajllovë.

"Shërbimet inspektuese të Agjencisë konstatuan parregullsi në punë vetëm tek njëri operator, përkatësisht i njejti nuk ishte i regjistruar në AUV si operator me ushqim. Për parregullsinë e konsttauar është shqiptuar gjobë dhe është dhërnë urdhër për regjistrim urgjent", qëndron në kutmesën e AUV-së.

Tek operatorët e tjerë me ushqim, siç shtojnë, nuk janë konstatuar lëshime nga rregulalt ligjore për siguri të ushqimit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR