• e martë, 01 tetor 2024

Australia e pezullon ankesën kundër Kinës para OTB-së

Australia e pezullon ankesën kundër Kinës para OTB-së

Kanberrë, 11 prill 2023 (MIA) – Australia pas tre viteve ka pezulluar ankesën  në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT)   në përpjekje për të rihapur tregun kinez për elbin e saj. Ky është një hap tjetër i qevrisë së re për t'i përmirësuar marrëdhëniet me Pekinin.

Kina e mbylli tregun e saj për elbin australian në maj të vitit 2020, duke vendosur doganë prej 80 për qind. Vendimi vjen pasi qeveria australiane e zemëroi Pekinin duke kërkuar një hetim të pavarur mbi origjinën dhe përgjigjen ndaj pandemisë Kovid-19. Pastaj Kanberra më pas i kundërshtoi doganat kineze në OBT. 

 Ministrja australiane e Punëve të Jashtme Peni Vong tha deklaroi se Qeveria laburiste, e cila u zgjodh në maj, kishte arritur një marrëveshje me Kinën që "hap rrugën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me elbin australian".

"Kina ka rënë dakord t'i rishikojë doganat e saj të grurit në tre ose katër muaj, ndërsa   Australia  përkohësisht do ta pezullojë mosmarrëveshjen me OBT-në gjatë asaj periudhe. Nëse nuk hiqet dogana gjatë asaj periudhe, ne do ta vazhdojmë mosmarrëveshjen në OBT", tha Vong. 

Barrierat tregtare formale dhe joformale kundër një sërë mallrash, duke përfshirë mishin e viçit, ushqimet e detit dhe  drurit, u kushtojnë eksportuesve australianë rreth 14 miliardë dollarë në vit. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR