• e diel, 23 shkurt 2025

ATEM: Paratë e gatshme ende metodë dominuese për pagesa gjatë porosive onllajn

ATEM: Paratë e gatshme ende metodë dominuese për pagesa gjatë porosive onllajn

Shkup, 10 janar 2025 (MIA) – Trend të vazhdueshëm të përdorimit të kanaleve digjitale për ekzekutimin e pagesave në vend tregojnë të dhënat e reja për statistikën pagesore për tre tremujorët e vitit 2024 të publikuara nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

“Në tre tremujorët e parë të vitit 2024, ka pasur rritje vjetore të dukshme të numrit dhe vlerës së transaksioneve të pagesave të qytetarëve në tregtinë në vend. Transaksionet e përgjithshme  me kartela brenda dhe jashtë vendit të emetuara nga ofruesit e shërbimeve të pagesave vendore dhe të huaj u rritën me 11,3 për qind në numër dhe 13,6 për qind në vlerë. Vlera e transaksioneve në pikat e shitjes së e-tregtisë arriti në 522,5 milionë euro, duke përfaqësuar 9,1 për qind të transaksioneve të përgjithshme dhe paraqet rritje prej 7,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje vjen kryesisht nga rritja e vlerës së transaksioneve të kryera jashtë vendit nga poseduesit e kartelave të pagesave vendase, e cila arrin në 39,7 për qind. Vlera e transaksioneve të bëra me e-shitësit vendas është ulur me 6,7 për qind, sipas kumtesës nga Asociacioni i e-Tregtisë.

Nga aty theksojnë se nëse marrin parasysh se paratë e gatshme gjatë dorëzimit (Cash on Delivery - CoD) dominon si mënyra më e shpeshtë e pagesës në e-tregti, edhe atë sipas të dhënave të fundit të Findex (2021) 47 për qind e blerësve onllajn nga Maqedonia e Veriut bazohen në pagesa në para të gatshme, ndërsa te e-tregtarët vendorë ekziston opsioni për para të gatshme gjatë dorëzimit, që nuk është rast te e-tregtarët e huaj, mund të thuhet se ende paratë e gatshme dominojnë gjatë pagesës onllajn. 

Asociacioni për e-tregti, në edicionin e tij të gjashtë bëri analizë të tregtisë elektronike në vendet e Ballkanit Perëndimor (“Kontroll i e-tregtisë në Ballkanin Perëndimor, viti 2024”, i mbështetur nga grupacioni NLB) ku në pjesën për pagesën, si një nga mjetet e zinxhirit të e-tregtisë, duket se është e ngjashme situata edhe në vendet e tjera të Ballkanit në Kosovë 85 për qind, Shqipëri 75 për qind dhe Serbi 71 për qind. 

Sipas anketës, të cilën e zbatoi Asociacioni për e-tregti, si pjesë e raportit të përmendur me fokus në pagesat gjatë shitjes onllajn, 72,5 për qind e e-tregtarëve theksuan se paratë e gatshme gjatë dorëzimit është metodë dominuese e pagesës për klientët e tyre, ndërsa 82,5 për qind janë përgjigjur se pikërisht klientët e preferojnë këtë opsion. 

Raporti vjetor i analizës së e-tregtisë u përgatit me mbështetjen e NLB Group dhe u prezantua tradicionalisht në Konferencën e 7-të Rajonale të E-Tregtisë. Si edicioni i gjashtë i serisë, ky botim botohet për herë të parë në anglisht dhe me një fokus të zgjeruar që mbulon të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Raporti gjithëpërfshirës ofron një analizë të thellë të gjendjes aktuale të e-tregtisë dhe tendencave, përshkruan rritjen e e-tregtisë  në vitin e kaluar dhe krahason rajonin me tregjet më të zhvilluara evropiane, bazuar në të dhëna dytësore dhe analiza krahasuese. Përveç kësaj, u krye një hulumtim parësor duke analizuar përvojat e e-shitësit me pakicë në Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë në pagesat elektronike, duke identifikuar barrierat kritike dhe mundësitë për rritje.

Raporti i plotë dhe më shumë informacione për njohuritë kyçe nga analiza janë të kapshme në këtë link: https://ecommerce.mk/wb-ecommerce-report-2024/. fc/

Fotografia: Asociacioni për e-tregti

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR