• e hënë, 23 dhjetor 2024

AstraZeneka pranon se vaksina e saj kundër Kovid-19 mund të shkaktojë TTS

AstraZeneka pranon se vaksina e saj kundër Kovid-19 mund të shkaktojë TTS

Londër, 30 prill 2024 (MIA) - Kompania farmaceutike AstraZeneka ka pranuar për herë të parë në një dokument gjyqësor se vaksina e saj kundër koronavirusit në raste të rralla mund të shkaktojë efekte anësore, duke përfshirë mpiksjen e gjakut dhe numrit të ulët të qelizave të kuqe të gjakut.

"Shkaku i sindromës është i panjohur. Sindroma e trombocitopenisë (TTS) mund të ndodhë pa vaksinën AstraZeneka ose të cilës do vaksinë tjetër. Shkaku do të duhet të vërtetohet profesionalisht", thuhet në një kumtesë të Kompanisë farmaceutike.

Në Britaninë e Madhe është ngitur akuzë kundër kolektivit të AstraZenekës në të cilën pretendohet se nevoja e vaksinës së tyre "KoviShild" (CoviShield) dërgon deri në vdekje dhe lëndime të rënda dhe duke kërkuar dëmshpërblim deri në 100 milionë paund për 50 viktimat. Një nga paditëset pretendoi se vaksina shkaktoi dëmtime të përhershme të trurit dhe se mpiksja e la atë të paaftë për të punuar.

"KoviShild" është zhvilluar nga kompania britaniko-suedeze AstraZeneka në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit dhe Britanisë së Madhe, ndërsa është prodhuar nga kompania indiane Serum institut nga India, një nga prodhuesit më të mëdhenj të barnave në botë.

Vaksina është shfrytëzuar në më shumë se 150 vende, duke përfshirë dhe Britaninë e Madhe dhe Indinë.

Disa hetime të bëra gjatë kohës së pandemisë kanë treguar se vaksina është 60 deri në 80 për qind efektive në mbrojtjen kundër Kovid-19. Megjithatë, hulumtimi ka treguar s evaksina "Kovishild" mund të shkaktojë mpiksje të gjakut tek disa njerëz, që mund të jenë kërcënuaese për jetën.

Organizata Botërore e Shëndetsisë (OBSH) konfirmoi se "KoviShild" mund të shkaktojë efekte anësore dhe kërcënuese për jetën.

"Pas imunizimit me atë vaksinë është raportuar një efekt anësor shumë i rrallë i quajtur sindroma trombocitopenike trombotike e cila përfshinë raste të papritura dhe serioze të mpikjes së gjakut të shoqëruara me numër të ulët të trombociteve. Në vendet ku SARS-KoV-2 ende po transmetohet, përfitimet e vaksinimit në mbrojtjen ndaj Kovid-19 tejkalojnë rreziqet", thuhet në kumtesën e OBSH-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR