• e hënë, 23 dhjetor 2024

Asnjë vatër zjarri aktiv në gadishullim grek Peloponez

Asnjë vatër zjarri aktiv në gadishullim grek Peloponez

 Athinë, 18 korrik 2024 (MIA) - Është përmirësuar ndjeshëm situata me zjarrin e madh pyjor që dje shpërtheu në pjesën lindore të gadishullit grek të Peloponezit në rajonin e gjerë të Korintit, ndërsa mëngjesin e sotëm nuk ka asnjë vatër zjarri aktiv, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Ballafaqimi me zjarrin ka vazhduar gjatë gjithë natës, ndërsa një numër i madh i zjarrfikësve edhe mëngjesin e sotëm janë ende në terren për të përballuar ndezjet e mundshme.

 Kanë intervenuar 140 zjarrfikës me gjashtë ekipe këmbësorie, 37 automjete, katër avionë dhe tre helikopterë, ndërsa kanë ndihmuar edhe cisternat nga komunat.

 Gjatë ditë së djeshme u lënduan lehtë tre zjarrëfikës, ndërsa njëri prej tyre përjetoi sulm në zemër dhe është hospitalizuar. 

 Edhe pse zjarri është pyjor dhe afër nuk ka shtëpi, megjithatë nga numri 112 për raste urgjente deri te banorët e vendbanimeve në afërsi u është dërguar mesazh që të jenë në gatishmëri nëse është i nevojshëm evakuimi.

 Për 24 orë, gjegjësishtë në periudhën nga ora 18 të martën deri në orën 18 dje, në Greqi janë regjistruar 42 zjarre pyjore, prej të cilëve 30 ishin vënë menjëherë nën kontroll. 

 Sipas hartës së rrezikut nga zjarri të lëshuar çdo ditë nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtje Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, sot shtatë periferi greke janë në kategorinë e katërt me rrezik shumë të lartë zjarri. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR