• e enjte, 12 shtator 2024

Asani, Mediani dhe Ganiu dhuruan abetaren për nxënësit e shkollës "Ismail Qemali" në Shkup

Asani, Mediani dhe Ganiu dhuruan abetaren për nxënësit e shkollës

 Shkup, 11 shtator 2024 

Drejtori i ITSHKSH-së, Prof.dr. Skender Asani, bashkë me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, dhe me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ishin sot në mesin e nxënësve  të Shkollës fillore “Ismail Qemali” në Shkup për ta dhuruar Abetaren e Unifikuar dhe Fletoren e punës.

Me këtë rast, drejtuesit e shkollës, arsimtarët dhe nxënësit shprehën mirënjohje për këtë donacion, i cili po vjen në momentin e duhur, kur arsimi shqip ka nevojë për një metodologji unifikuese në rang kombëtar. Drejtori Asani deklaroi për mediat se këto mjete mësimore që sot po iu dhurohen nxënësve të klasës së parë janë ogur i mirë për arsimin tonë kombëtar. Ai porositi  shkollat shqipe që të jenë më bashkëpunuese lidhur me këtë aksion, me çka, sipas tij, pritet të ketë një avancim cilësor në mësimin e bazave elementare të arsimimit dhe edukimit.

Pritet që, në ditët në vijim të vazhdojë dhurimi i abetareve për nxënësit e klasës së parë të shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut, me çka ky donacion i shtëpisë botuese “Arbëria dizajn”, përmes ITSHKSH-së do ta arrijë efektin e duhur. 

Foto: ITSHKSH

_______________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR