• e diel, 22 dhjetor 2024

Arteta për fitoren ndaj Vulverhempton: Reagim mjaft i mirë pas eliminimit nga Liga e kampionëve

Arteta për fitoren ndaj Vulverhempton: Reagim mjaft i mirë pas eliminimit nga Liga e kampionëve

Londër, 21 prill 2024 (MIA) - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i shprehi përshtypjet e tij për ndeshjen e xhiros së 34-t të kampionatit anglez kundër Vulverhempton (2:0).

"Shumë reagim i mirë pas eliminimit nga Liga e kampionëve, jam krenar me ekipin. Merituam të fitojmë në këtë ndeshje dhe sërish e ruajtëm portën. Gjithsesi se jemi të zhgënjyer nga humbja nga Bajerni, vendosën detajet, por na paraprijnë edhe pesë ndeshje në Premier ligë dhe sërish jemi në krye të tabelës. Madje edhe me rezultat 2:0 nuk mund të jeni të sigurt në fitore. "Vulverhempton është ekip i mirë, i cili, pasi që bëri disa ndryshime, na krijoi probleme", deklaroi Arteta për "BBC Sport".

Arsenal (74 pikë) e arriti Maçester Siti (73) dhe u ngrit në vend të parë në Premier ligë, por Qytetarët kanë një ndeshje më pak.

Vulverhempton me 43 pikë mbetet në vendin e 11-të. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR