• e hënë, 01 korrik 2024

Arteta di se si ta ndalojë Hallandin

Arteta di se si ta ndalojë Hallandin

Mançester, 26 prill 2023 (MIA) - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta para ndeshjes së xhiros së 33-të me Mançester sitit e ndau mendimin e tij për sulmuesin e "qytetarëve" Erling Halland.

„Plani më i mirë për ta ndaluar Hallandin është të parandalohet dhënia e topit atij. Kjo me siguri është mënyra e vetme", deklaroi Arteta për "Sky Sport".

Derbi i madh i cili mund të jetë vendimarrës për titullin e kampionit do të zhvillohet sonte prej orës 21 në terrenin e Mançester sitit.

Para takimit, Arsenali prin në Ligën premier me 75 pikë, pesë më shumë se Mançester siti, por "qytetarët" i kanë dy ndeshje më pak.

 

Foto:EPA

QËNDRONI TË LIDHUR