• e enjte, 02 janar 2025

Arteta: Bashkëndjej me Guardiolën, po kalon nëpër ferr

Arteta: Bashkëndjej me Guardiolën, po kalon nëpër ferr

Londër, 29 nëntor 2024 (MAI) - Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta deklaroi se ndjen keqardhje që kolegu i tij nga Mançester Siti, Pep Guardiola po kalon nëpër një periudhë të vështirë për shkak të rezultateve jo të mira kohëve të fundit.

"Njerëzit duhet të flasin për atë se çfarë kanë bërë nëntë vite. Të gjithë përjetojnë turbulenca, por ata nuk kanë pasur nëntë vite të tilla. Kjo flet mjaft për mjedisin në të cilin ndodhemi. Gjithçka duhet të jetë e përsosur, sepse është mjaft vështirë të fitohet. Njerëzit shumë shpejtë harrojnë gjithçka që keni bërë mirë, ndërsa kur fillojnë rezultatet e këqija, ne trajnerët jemi të parët në cak. Më vjen keq që ai për momentin po kalon nëpër ferr, në njëfarë mënyre, e kuptoj se si ndjehet sepse edhe unë po kaloj nëpër situata të njejta, si shumë kolegë tanë", deklaroi Arteta.

Arsenali të shtunën luan kundër Vest Hemit, ndërsa të dielën në derbin e madh takohen Mançester Siti dhe Liverpulli. ab/

Fotо: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR