• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arsovski: Është djegur konstruksioni i vjetër i Sallës universale, sot brenda nuk kishim punëtorë

Arsovski: Është djegur konstruksioni i vjetër i Sallës universale, sot brenda nuk kishim punëtorë

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Zjarri në Sallën universale ka ndodhur në pjesën e vjetër dhe janë djegur materiale të vjetra, dërrasa, pllaka, pjesa e re nuk është prekur, deklaroi Llazar Arsovski pronar i “Universal Ballkan”-Shkup, kompania që është duke e rindërtuar objektin. Supozon se mund të jetë shkaktuar nga një kabllo e vjetër ose nga instalimi i vjetër dhe tha se në momentin e zjarrit inxhinierët dhe punëtorët e tyre nuk kanë qenë brenda, sepse sot nuk kishin aktivitet ndërtimor.

"Jemi me fat që e gjithë infrastruktura brenda - nga karriget, teknologjitë e skenës, etj. është nxjerrë jashtë dhe është djegur, në fakt, struktura e vjetër, dërrasat e vjetra, muret, pllakat, etj. Vetëm një inxhinier ishte jashtë sallës, në zyrat e saj dhe ne kishim roje, dy punëtorë, por sot nuk patëm asnjë ndërhyrje dhe ata ishin ulur në vendin e punës. Fillimisht, supozojmë nëse është një kabllo e vjetër, nuk mund ta dimë tani për tani. Mjeshtërit janë përpjekur ta shuanin me një zjarrfikës, janë disa dërrasa që janë me vite të vjetra, thahen dhe digjen shpejt. Për gjysmë ore pothuajse u shua, sepse nuk ka çka të digjet në të", tha Arsovski.

Në pyetjen se nëse dyshon në faktorin njeri për shkaktimin e zjarrit, ai është përgjigjur se nuk mund ta thotë këtë pasi, siç shton, "inxhinierët nuk kanë parë asgjë".

"Është e mundur. Por ne e ruajmë sallën për tre vjet. Ka pasur probleme të vogla të këtij lloji në kuptimin jo psh. zjarr, por shkëndija nga kabllo etj., i kemi riparuar. Nuk e di, as nuk mund ta marr me mend. Tani në sallë nuk kishte asnjë aktivitet ndërtimi, as punëtorë ndërtimi. Deri para pesë, dhjetë ditësh kishim mbi 80 persona brenda dhe për fat të mirë nuk u shfaq atëherë ky problem. Sigurisht që atëherë do të ishte shumë më problematike sesa tani. Tani, ajo që shohim është pjesa e vjetër e Sallës universale", tha Arsovski.

"Ne si kompani kemi vuajtur shumë për të kryer të gjitha këto dhe vetëm lutemi që ndërtimi i ri të mos pësojë ndryshime të mëdha", tha pronari i kompanisë realizuese.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR