• e diel, 22 dhjetor 2024

Arsovska pret përgjegjësi nga Këshilli i Qytetit të Shkupit shkaku i paralajmërimit për ndërprerje të punës së NQP-së

Arsovska pret përgjegjësi nga Këshilli i Qytetit të Shkupit shkaku i paralajmërimit për ndërprerje të punës së NQP-së

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) -  Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, deklaroi se pret përgjegjësi nga Këshilli i Qytetit të Shkupit në lidhje me paralajmërimin e ndërprerjes së punës të Ndërmarrjes Qarkulluese Publike (NQP) Shkup për shkak të pagës së muajit dhjetor.

Në pyetjen e MIA-s në konferencën e sotme Arsovska tha se të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me funksionimin e rregullt, lidhur me buxhetin e Qytetit të Shkupit i janë dorëzuar Këshillit.

"Ato vendime që kanë të bëjnë me funksionimin e rregullt të buxhetit të Qytetit të Shkupit, ia kam dorëzuar Këshillit dhe kryetarit, madje kam thirrur seancë urgjente ku ai e ka vendosur me të drejtën e tij të diskrecionit, pikat që kanë qenë më të rëndësishme për Ndërmarrjet e Qytetit të Shkupit të hiqen nga rendi i ditës. Siç e shihni, kërkuam një seancë të re të jashtëzakonshme e cila ende nuk është thirrur deri më sot. Unë shpresoj se së pari përgjegjësi do të kenë me funksionin që kanë, nëse duan ta shkatërrojnë ndërmarrjen me vetëdije, përgjegjësia është e tyre, ne nga ana jonë kemi bërë gjithçka që kemi mundur", tha Arsovska.

Sindikatat përfaqësuese në Ndërmarrjen Qarkulluese Publike (NQP) Shkup u bëjnë thirrje këshilltarëve nga Këshilli i Qytetit të Shkupit menjëherë  të konvokojnë seancë për votim për subvencionimin e NQP-së, në të kundërtën, siç njoftojnë, të hënën nuk do të punojnë.

"Sindikatat përfaqësuese në Ndërmarrjen Qarkulluese Publike Shkup u bëjnë thirrje këshilltarëve të Qytetit të Shkupit menjëherë të konvokojnë seancë në Këshill me një pikë të vetme në rend dite, votimi për subvencionimin e NQP-së. Sepse të njëjtit këshilltarë e votuan buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2024. Kjo do të thotë, nëse nuk merr vendim deri të dielën, 21 janar 2024, të hënën, të punësuarit në baza dhe në sektore tjera, nuk do të punojnë, sepse nuk është paguar në afat ligjor paga e përpunuar e dhjetorit", thonë nga sindikatat.

Afati ligjor për pagesën e pagës së dhjetorit, siç informojnë nga atje, është 15 janari, ndërsa seanca e ardhshme e rregullt e Këshillit të Qytetit të Shkupit është caktuar për më 31 janar. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR