• e diel, 22 dhjetor 2024

Arsovska paralajmëroi formim të partisë politike

Arsovska paralajmëroi formim të partisë politike

Shkup, 5 janar 2024 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska konfirmoi se po përgatitet të formojë parti politike.

Ajo dje në intervistën për emisionin "Klik plus" në TV 21, e pyetur nëse mendon të formojë parti politike, u përgjigj pozitivisht, duke cekur se janë në proces të formimit të saj, por nuk u përgjigj drejtpërdrejtë nëse mund të pritet pjesëmarrje e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të ccaktuara për në maj të këtij viti.

"Kjo do të thotë se jemi në procedurë t'u tregojmë qytetarëve se mundet më ndryshe se këto 30 vitet e kaluara kur këto dy elita politike vetëm i ndërronin pozitat, ndërsa mbeten me qëndrime të njejta dhe mezi presin ta zaptojnë kolltukun dhe të vazhdojnë ta bëjnë të njejtën kundër së cilës më parë thonin se do ta luftojnë. T'u tregojmë qytetarëve tanë se dikush mund të vijë dhe të punojmë ndryshe", tha Arsovska.

Ajo nuk tha nëse e sheh veten si lidere të kasaj partie politike, as nëse emrat të cilët më parë ishin pjesë e skenës politike do të jenë anëtarë të saj. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR