Arsovska do të ndajë çmime për maturantët e gjeneratës
- Nën organizim të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot në Qendrën Kulturore për të Rinj - Kinema "Frosina" do të mbahet manifestim tradicional "Takim i të parit me më të mirët".
- Post By Fami Bajrami
- 08:15, 8 qershor, 2023

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Nën organizim të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot në Qendrën Kulturore për të Rinj - Kinema "Frosina" do të mbahet manifestim tradicional "Takim i të parit me më të mirët".
Arsovska do të ndajë çmime dhe shpërblime në para për 29 maturantë - kampionë të gjeneratës 2020-2023, 2019-2023 dhe gjeneratës për arritje për rezultate të veçanta në procesin e gjithëpërfshirjes nga 23 shkolla të mesme të Shkupit.
Manifestimi organizohet nga Drejtoria për kulturë dhe art në Shkup në kuadër të aktiviteteve programore të Qytetit në sferën e arsimit, në funksion të promovimit më të gjerë publik dhe afirmimit të arritjeve më të larta të nxënësve të shkollave të mesme dhe iniciativës së Sektorit për arsimi të Qytetit të Shkupit.