Arsenali shpreson së shpejti të nënshkruajë kontratë të re me Sakën
- Pasi Arsenali nënshkroi kontratën e re pesëvjeçare me mbrojtësin Uiliam Saliba, drejtuesit e klubit të Premier ligës shpresojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me sulmuesin anësor Bukajo Saka (24), shkruajnë mediat britanike.
- Post By Fami Bajrami
- 09:11, 3 tetor, 2025
Londër, 3 tetor 2025 (MIA) – Pasi Arsenali nënshkroi kontratën e re pesëvjeçare me mbrojtësin Uiliam Saliba, drejtuesit e klubit të Premier ligës shpresojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me sulmuesin anësor Bukajo Saka (24), shkruajnë mediat britanike.
Kontrata aktuale e lidh me Arsenalin deri në qershor 2027, por me një kontratë të re ai së bashku me Kai Havercin do të bëhej lojtari më i paguar në klub. Haverc fiton 16.7 milionë euro në vit.
“Me sa di unë, Saka është jashtëzakonisht i lumtur në Arsenal. Kjo ka rëndësi shumë për ne dhe shpresoj që çështja e kontratës së tij të re të zgjidhet së shpejti”, tha trajneri Mikel Arteta.
Saka erdhi nga akademia e të rinjve të Arsenalit dhe debutoi në ekipin e seniorëve gjashtë vjet më parë. Deri më tani, ai ka luajtur 269 ndeshje për Arsenalin, duke shënuar 72 gola dhe duke regjistruar të njëjtin numër asistimesh. Për reprezentacionin e Anglisë ai ka luajtur 44 ndeshje duke shënuar 12 gola dhe tetë asistime.
FOTO: EPA