Arsenali për herë të dytë mposhti Real Madridin dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve
- Arsenali e ka mposhtur Real Madridin në ndeshjen e mbrëmshme kthyese të çerekfinales së Ligës së kampionëve me rezultat 2:1. Dueli u zhvillua në stadiumin "Santiago Bernabeu" në Madrid.
- Post By Fami Bajrami
- 07:24, 17 prill, 2025

Madrid, 17 prill 2025 (MIA) - Arsenali e ka mposhtur Real Madridin në ndeshjen e mbrëmshme kthyese të çerekfinales së Ligës së kampionëve me rezultat 2:1. Dueli u zhvillua në stadiumin "Santiago Bernabeu" në Madrid.
Golit të shënuar nga sulmuesi i Anglisë, Bukajo Saka në minutën e 65-të, iu përgjigj me një goditje precize Vinisius Zhunior në minutën e 67-të. Rezultatin përfundimtar e vendosi Gabriel Martinelli në minutat shtesë.
Në minutën e 13-të të ndeshjes u akordua penalti kundër madrilenëve të cilën Saka nuk arriti ta shndërrojë në gol.
U referua penalti edhe për Realin, por u anulua falë ndërhyrjes së VAR-it.
Arsenali u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve me fitoren e përgjithshme 5-1 dhe do të luajë kundër PSZH-së. Real Madridi edhe zyrtarisht nuk do të mund ta mbrojë trofeun e fituar sezonin e kaluar.
Foto: EPA