Arsenali është finalisti i parë në Kupën e Ligës së Anglisë
- Finalisti i dytë do të dihet sonte pas ndeshjes së dytë kthyese midis Mançester Sitit dhe Njukasllit.
- Post By Fami Bajrami
- 08:06, 4 shkurt, 2026
Londër, 4 shkurt 2026 (MIA) - Arsenali është finalisti i parë në Kupën e Ligës së Anglisë.
Ata mbrëmë e mposhtën Çellsin me rezultat 1:0 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së kësaj gare.
Ish lojtari i Çellsit, Kai Haverc, shënoi golin e vetëm në minutën 90+7.
Ndeshja e parë përfundoi gjithashtu me fitoren e Arsenalit (3:2). Kështu, skuadra e udhëhequr nga trajneri Mikel Arteta kualifikohet në finale.
Finalisti i dytë do të dihet sonte pas ndeshjes së dytë kthyese midis Mançester Sitit dhe Njukasllit. Ndeshja e parë përfundoi me fitoren 2:0 në të mirë të "Qytetarëve".
Foto: EPA