• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohet shtetasi turk për shkak të kontrabandës

Arrestohet shtetasi turk për shkak të kontrabandës

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Në pikëpagesën “Gradsko”, dje në ora 05:00, nëpunës policorë të Njësitit Mobil për Masa Kompensuese në Departamentin për Çështje Kufitare dhe Migracione pranë Byrosë për Siguri Publike e kanë privuar nga liria E.O. (58) nga Republika e Turqisë, informuan sot nga MPB-ja.

"Gjatë kontrollit në autobusin “mercedes” me targa nacionale të Turqisë, të cilin ai e ka drejtuar, në pjesën e bagazhit janë gjetur 20 paketime dhe 28 kuti me produkte të ndyrshme, të cilat i nënshtrohen kontrollit doganor dhe për të cilat nuk posedonte asnjë dokumentacion", thuhet në kumtesë.

Produktet e gjetura janë sekuestruar, kurse personi është në mbajtje në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR