• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohet personi në Shkup i kërkuar me urdhërarrest

Arrestohet personi në Shkup i kërkuar me urdhërarrest

Shkup, 16 pril 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të Skuadrës së Operative të Hetimeve pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria R.G. (45) nga Shkupi.

Siç bëri të ditur MPB-ja, R.G është kërkuar me urdhërarrest në bazë të urdhëresës nga Gjykata Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit prej dy vjetëve për vepër penale të kryer “falsifikim i dokumentit” sipas nenit 378 të Kodit Penal.

 Personi do të dërgohet në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR