• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohet një shtetas i Kosovës, i cili ka transportuar migrantë

Arrestohet një shtetas i Kosovës, i cili ka transportuar migrantë

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Nëpunës policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare Bogorodicë dje në afërsi të f. Bogorodicë, e kanë arrestuar U.H. (61) nga Kosova, kumtoi MPB.

Gjatë kontrollit në automjetin "fiat doblo" me targa të Shkupit, të cilin e ka drejtuar, janë gjetur 10 migrantë nga Siria. Migrantët dhe automjeti janë transferuar në Qendrën e pranimit "Vinojug" për procedurë të mëtejshme. U.H. është mbajtur në Stacionin policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR