• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohet një shkupjan për kontrabandimin e emigrantëve

Arrestohet një shkupjan për kontrabandimin e emigrantëve

 Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) -  Nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria A.E.(34) nga Shkupi nën dyshimin se ka kryer veprën penale "kontrabandim me emigrantë".

Personi, siç informon sot MPB, është privuar nga liria në orën 21:15 në rrugën "Dimko Najdov" në Veles. 

Nëpunësit policorë mbrëmë rreth orës 21:10 në autostradën A1, kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit "seat" me targa    të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, por ai ka vazhduar lëvizjen dhe pasi është larguar në rrugën rajonale është ndalur në afërsi të udhëkryqit të Karasllarit dhe nga automjeti kanë dalë disa persona. Menjëherë pas marrjes së masave janë gjetur gjashtë migrantë nga Siria, pas së cilës ështl gjetur drejtuesi si dhe automjeti. 

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe personi është ndaluar në stacionin policor.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj A.E. do të parashtrohet denoncim përkatës. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR