Arrestohet krimineli i kërkuar me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetëve
- Krimineli i kërkuar me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetëve. është arrestuar dje në orën 15:45 në rrugën "Pançe Poposki" në Gostivar, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:52, 28 gusht, 2023

Shkup, 28 gusht 2023 (MIA) - Krimineli i kërkuar me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetëve. është arrestuar dje në orën 15:45 në rrugën "Pançe Poposki" në Gostivar, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
"Më datën 27.08.2023 në ora 15:45 minuta në rr. "Pançe Popovski në Gostivar, në bazë të urdhërarrestit me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore Gostivar , nëpunës policorë të SPB Tetovë- SP Gostivar e kanë privuar nga liria F.Z. nga Gostivari i cili është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetëve. F.Z. është dërguar në INP Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit me burg" theksohet në kumtesën e MPB-së.
Foto: Arkivi i MIA-s