• e mërkurë, 03 korrik 2024

Arrestohet kontrabanduesi nga Shkupi, gjenden dhjetë persona migrantë

Arrestohet kontrabanduesi nga Shkupi, gjenden dhjetë persona migrantë

Shkup, 8 gusht 2023 (MIA) - Në autostradën Kumanovë - pikëkalimi kufitar “Tabanoc”, para fshatit Tabanoc, dje në ora 15:55, nëpunës policorë të Stacionit policor për mbikqyrje kufitare “Sopot” e kanë privuar nga liria B.C. (35) nga Shkupi.

"Gjatë kontrollit të automjetit “folkswagen passat” me tabela të regjistrimit të Shkupit, janë gjetur dhjetë persona migrantë nga Siria, prej tyre tre të mitur. Për rastin në fjalë është informuar Prokurori Publik, kurse migrantët janë vendosur në Qendrën tranzitore për pranim “Tabanoc”. B.C. është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës", theksohet në kumtesën e MPB-së. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR