Arrestohet i arratisuri nga burgu, i dënuar me dënim me burg prej gjashtë vjetëve
- Nëpunës policorësot rreth orës 13.45, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, e kanë arrestuar dibranin 31 vjeç për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg në burgun e Idrizovës në Shkup.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:32, 8 shkurt, 2024
Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Nëpunës policorësot rreth orës 13.45, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, e kanë arrestuar dibranin 31 vjeç për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg në burgun e Idrizovës në Shkup.
"Më datën 08.02.2024 rreth orës 13:45 minuta në udhëkryqin ndërmjet f. Bosmovë dhe Dibrës, në afërsi të kufirit shtetëror me R. e Shqipërisë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare dhe Kontrollë Kufitar “Bllatë” e kanë privuar nga liria M.A. (31) nga Dibra. Ai ka qenë i dënuar me dënim me burg prej gjashtë vjetëve për vepër penale të kryer sipas nenit 215 të Kodit Penal, kurse është kërkuar me urdhërarrest në bazë të urdhëresës gjyqësore të Institucionit Ndëshkues-Korrektues Burgu Idrizovë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit prej tre vjetëve burg", kumtojnë nga MPB-ja.
Personi do të shoqërohet në institucion kompetent për vazhdimin e vuajtjes së dënimit.
Foto: Arkiivi i MIA-s