• e enjte, 12 shtator 2024

Arrestohet grabitësi nga rrethina e Strumicës

Arrestohet grabitësi nga rrethina e Strumicës

 Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Nëpunësit policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria G.L.(42) nga fshati Vlladevci- Strumicë. Ai dyshohet se rreth orës 20:30 në Strumicë, një gruaje 24-vjeçare nga fshati Mokrievë e Strumicës, me dhunë i ka marrë para dhe një celular, njoftoi MPB-ja.

 Personi është mbajtur në stacion policor dhe i janë gjetur sendet e sekuestruara dhe do t'i kthehen pronares. Për rastin në fjalë është informuar Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër G.L.  do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

 Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR