Arrestohen tre persona, të cilët dyshohen se e kanë vrarë banorin 84-vjeçar të fshatit Lluke
- Nëpunës policorë dje kanë privuar nga liria tre persona nga rrethi i Kriva Pallankës për shkak të kryerjes së veprës penale vrasje, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Besnik Shuki
- 12:21, 2 prill, 2025

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) - Nëpunës policorë dje kanë privuar nga liria tre persona nga rrethi i Kriva Pallankës për shkak të kryerjes së veprës penale vrasje, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
"Dje në orën 18.25, nëpunësit policorë nga NJPB Kriva Pallankë i privuan nga liria Z.F. (24), S. F. (19) dhe S.F.(44) nga fshati Lluke, rrethi i Kriva Pallankës . Ata dyshohen se e kanë vrarë L.S. (84) nga fshati Lluke, i cili më 29.03.2025 u raportua i zhdukur. Trupi i L.S. u gjet i varrosur në afërsi të shtëpisë së tij në f.Lluke, ndërsa ekspertizën e kreu ekipi i SPB Kumanovë", njoftojnë nga MPB-ja.
Prej aty informojnë se me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për autopsi, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/
Foto: MIa arkiv