Arrestohen shtatë persona në Veles, te të cilët është gjetur drogë
- Shtatë persona janë privuar nga liria në Velews, pasi te ata janë gjetur lloje të ndryshme të drogave, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Besnik Shuki
- 12:10, 3 shtator, 2023
Shkup, 3 shtator 2023 (MIA) - Shtatë persona janë privuar nga liria në Velews, pasi te ata janë gjetur lloje të ndryshme të drogave, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
"Natën e kaluar në harkun kohor nga ora 22:00 deri më 01:30 minuta në vendin e quajtur “Babuna” në Veles, nëpunës policorë të Policisë Kriminalistike pranë SPB Veles dhe të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Veles nga liria i kanë privuar shtatë persona për arsye se tek ata janë gjetur lloje të ndryshme të drogave. Në të vërtetë, duke vepruar në bazë të planit operativ të përgatirur paraprakisht për 'Verë e sigurt 2023', në vendin ku është mbajtur një zbavitje, kanë kryer kontroll të më shumë personave dhe automjeteve", thuhet në kumtesën e MPB-së.
Gjatë këtij kontrolli, thuhet më tej, në ora 22:00 nga liria janë privuar А.Т.(20) nga Prilepi, D.Т.(20) nga Теtova, për arsye se tek ata është gjetur marihuanë dhe tableta ekstazi. Në ora 22:45 minuta nga liria janë privuar I.G.(29) dhe J.А.(20), të dy nga Velesi, për shkak se tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe amfetaminë. Poashtu, në ora 01:30 minuta nga liria janë privuar R.S.(30) dhe 32 vjeçarja S.S., të dy nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit të automjetit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe amfetaminë.
Personat janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse. bsh/
Foto: MIA arkiv