• e premte, 05 dhjetor 2025

Arrestohen katër shoferë në rajonin e SPB Kumanovë dhe SPB Manastir, sepse kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit

Arrestohen katër shoferë në rajonin e SPB Kumanovë dhe SPB Manastir, sepse kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit

Shkup, 10 gusht 2025 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Kumanovë sot në orën 2:11 e privuan nga liria S.P. (35) nga Kumanova. Gjatë një kontrolli trafiku është ndaluar një automjet "Opel", i drejtuar nga S.P., dhe në kontroll është konstatuar se ai drejtonte nën ndikimin e alkoolit, me 2.58 promilë alkool në gjak.

MPB informoi se në autostradën Shkup - Kumanovë, të premten në orën 21, është privuar nga liria B.S. (46) nga Kriva Pallanka. Gjatë kontrollit trafiku është ndaluar një automjet “Volkswagen Golf”, i drejtuar nga S.P., dhe është konstatuar se ai drejtonte nën ndikimin e alkoolit, me 2.51 promilë alkool në gjak.

Gjatë kontrollit rrugor në Manastir, mbrëmë në orën 02:55, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet "Mercedes", i drejtuar nga M.A. (25) nga Manastiri, dhe gjatë kontrollit është konstatuar se ajo drejtonte nën ndikimin e alkoolit, me 1.64 promilë alkool në gjak.

Më 08.08.2025 në orën 23:26, nëpunës policorë të NJPB Resnjë kanë privuar nga liria B.D. (43) nga fshati Livadë, rajoni i Strugës. Gjatë një kontrolli trafiku, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet “Ford”, të drejtuar nga B.D., dhe në kontroll është konstatuar se ai drejtonte nën ndikimin e alkoolit, me 1.52 promilë alkool në gjak.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër personave do të dorëzohen padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – "Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik".
 
Foto: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR