• e shtunë, 29 qershor 2024

Arrestohen dy persona në Strumicë, të kapur gjatë shitblerjes së kokainës

Arrestohen dy persona në Strumicë, të kapur gjatë shitblerjes së kokainës

Shkup, 16 mars 224 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Strumicë mbrëmë në ora 23.30 i kanë privuar nga liria N.M. (35) dhe A.Ç. (28), të dy nga Strumica. Ata janë kapur gjatë shitblerjes së drogës narkotike, gjatë së cilës te A.Ç. është gjetur dhe sekuestruar kokainë, informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Më vonë, me urdhër gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e N.M. dhe janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, materie pluhur ngjyrë e bardhë, dy makina thërmuese, dy terezi dixhitale, të holla dhe sende tjera për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se rrjedhun nga vepra penale", informon MPB.

Personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR