• e shtunë, 05 tetor 2024

Arrestohen dy persona në Shkup, tek ata është gjetur armë

Arrestohen dy persona në Shkup, tek ata është gjetur armë

Shkup, 17 maj 2023 (MIA) - Nëpunësit e policisë nga Njësiti për polici intervenuese në rr. "Kiçevska" në rajonin e Gjorqe Petrovit, mbrëmë rreth orës 23.15 e kanë privuar nga liria I.A: (35) dhe B.S. (34), që të dy nga Shkupi.

"Pasi që efektivët e policisë kanë parandaluar një automjet udhëtarësh "bmw" me targa të Skupit, të drejtuar nga I.A. në të cilën bashkëudhëtarë ka qenë "B.S. gjatë një kontrolli të kryer kanë gjetur tre copë armë zjarri, edhe atë pistoletë "zastava M57" me karikator për municion, kumtoi sot MPB-ja.

Personat janë arrestuar në një stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit nga ana e policisë nga Sektori për trafikim ilegal me armë dhe materie të rrezikshme, Njësiti për trafikim ilegal pranë SPB Shkup kundër tij do të ngrihet kallëzim penal me procedurë të shpejtë, pas së cilës do të nxirren para Gjykatës në procedurë të mëtutjeshme. mb/

Foto: MIA

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR