Arrestohen dy persona në rajonin e Tetovës, kanë marrë para nga kazinoja
- Policia i ka privuar nga liria personat A.D.(28) dhe A.D.(21), të dy nga Neproshteni, Tetovë, për shkak të dyshimit se rreth orës 4:00 të mëngjesit në një kazino në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë nën kërcënimin me armë zjarri punëtorëve iu janë marrë para.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:48, 25 prill, 2024

Shkup, 25 prill 2024 (MIA) - Policia i ka privuar nga liria personat A.D.(28) dhe A.D.(21), të dy nga Neproshteni, Tetovë, për shkak të dyshimit se rreth orës 4:00 të mëngjesit në një kazino në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë nën kërcënimin me armë zjarri punëtorëve iu janë marrë para.
Siç bëri të ditur MPB-ja, personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Foto: Arkivi i MIA-s