• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrest shtëpiak prej 48 orë për dy persona për shkak të vrasjes së mjekut në "Zhelezarë"

Arrest shtëpiak prej 48 orë për dy persona  për shkak të vrasjes së mjekut në

Shkup, 29 mars 2024 (MIA)  - Arrest shtëpiak me kohëzgjatje prej 48 orëve është caktuar për dy nga personat që u ndaluan për vrasjen e mjekut në lagjen "Zhelezarë" të Shkupit, njoftoi sot në mëngjes Prokuroria Publike.

Nga aty informojë se masa e tillë është kërkuar duke pasur parasysh se ende po ndërmerren veprime për sigurimin e provave.

"Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike, mbrëmë deri te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, ka paraqitur propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak afatshkurtër, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për dy nga personat të cilët ishin paraburgosur në lidhje me vrasjen e mjekut në lagjen Zhelezarë të Shkupit. Kjo, duke qenë se ende po ndërmerren veprimet për sigurimin e provave. Propozimi pranohet dhe caktohet masa e kërkuar", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dje deklaroi se janë arrestuar gjithsej tre persona në lidhje me vrasjen e mjekut.

"Bastisja ka përfunduar gjatë orëve të vona, janë duke vazhduar veprimet tjera hetimore për të konstatuar gjendjen faktike, posa të kemi informata të reja shtesë, publiku do të njoftohet në kohë", deklaroi Toshkovski gjatë vizitës në Komunën e Bosillovës. 

 Mjeku 67-vjeçar jacën e kaluar u gjet i vrarë me thikë në makinën e tij. Sipas informacioneve fillestare, motivi i vrasjes nuk ka lidhje me profesionin e viktimës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR